Polica e Kamzës ka shoqëruar 11 persona në komisariatin nr.5. Personat e shoqëruar dhunuan arbitrin gjatë ndeshjes Kamëza-Laçi, pasi ky I fundit dha një penallti në minutën e 95’në favorë të Laçit.Arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje, Eldorian Hamiti është goditur nga një tifoz i ekipit vendas.
Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet për pak kohë derisa situate u qetësua pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit.Ndeshja e cila është e vlefshme për javën e 24 të Superligës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Discussion about this post