Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës.
Përmes postimit të viedo në rrjetet sociale Spahia ka akuzuar policinë se po përdorë dhunë dhe terror ndaj protestuesve. Përmes postimit të tij duke denoncuar raste konkrete, sikurse është ai i 26 vjeçarit Armando Gecaj, Spahia ka akuzuar policinë se është kthyer në “një vegël qorre të një regjimi kriminal të shkërrmoqur dhe defacto tashmë”.
Në denoncimin e këtij rasti Spahia shprehet se 26 vjeçari ka qenë nën pranga, ndërsa ka patur kontuzione, edema dhe hematoma te shkaktuara nga dhuna.
Sipas Spahisë, prangosja e Armando Gecaj në u bë në kundërshtim me ligjin, pa urdhër arresti. Ai po ashtu kritikon ministrin Lleshaj për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj qytetarëve duke e cilësuar këtë si akt abuziv, ndërsa akuzon prokurorinë për mbulimin e këtyre fakteve, duke lënë në sirtar, siç është shprehur ai, “kallezimin e PD per perdorimin abuziv te gazit lotsjelĺes nga Sander Lleshaj.”
Postimi i plotë:
“DHUNE DHE ARRESTIME NATEN E ME URGJENCE PAS TMERRIT TE KRYEMINISTRIT
Edi Rama i vuri ne rresht sot kukullat e veta me funksione shteterore per te mbuluar tmerrin qe e ka kapur nga revolta e qytetareve ndaj tij! Tmerri mese i lexueshem tek arrestimet sipas stilit komunist, neper nate e deri me prangosje ne shtratin e spitalit !!! 26 vjecari Armando Gecaj i cili mbasi u dhunua barbarisht u lidh me pranga mbas shtratit te spitalit teksa duhej te merrte mjekim!!!. U prangos ne shkelje te plote te ligjit, pa nje urdher arresti. Videoja qe po ripostoj i takon ores 23.55, ndersa ai eshte arrestuar vetem dy ore me vone, ne 02.00 te mengjesit!
Kjo kur Policia e Prokuroria jane angazhuar egersisht me arrestimet neper nate, duke shkelur ligjin, njelloj si me kuksianet qe protestuan per traun e rruges se Kombit, protestuesit e unazes se re, bulevardit te ri etj. me nje tempizem te papare! E njejta prokurori qe nxiton te fshije djerset e tmerrit te kryeministrit, e le ne sirtar kallezimin e PD per perdorimin abuziv te gazit lotsjelĺes nga Sander Lleshaj. E ky i fundit e perserit edhe me abuzivisht aktin, si te kishte armiq perballe e jo qytetare te vendit te vet! Por nje gje duhet te jete e qarte: asgje nuk do harrohet! Nje dite, kukullat ne institucione do japin njelloj llogari si urdheruesi i tyre! #Pusht-etMafioz#Fundi po vjen”