00:01 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhunë dhe çadra?! Çfarë dimë deri tani për skenarin e protestës së opozitës

17:39 | 13/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Kur na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e protestës së 3-të Kombëtare të opozitës së bashkuar, skenarët që po qarkullojnë në media janë të shumta.

Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se brenda PD-së ka skenarë për ngritjen e tre çadrave pranë kryeministrisë, pranë Ministrisë së Brendshme dhe pranë Kuvendit, po ende mbetet e pakonfirmuar një masë e tillë radikale.

Nga burime policore mësohet se janë angazhuar rreth 1600 efektivë që do të jenë në terren, ndërsa leja për tubimin përfundon në orën 23 e 59 minuta.

Si në të gjitha protestat e mbajtura pas djegies së mandateve, në radhët e Policisë ka pasur informacione se mund të ketë skenar për dhunë, por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga selia blu.

Ende nuk dihet nëse do të ketë fjalime nga ana e përfaqësuesve të opozitës, ndërsa derimë tani janë publikuar dhe disa nga simbolet e protestës siç janë çadrat me mbishkrimin ‘’Rama ik”.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për shmangjen e elementëve të dhunës, pavarësisht se kanë nënvizuar se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese e qytetarëve shqiptarë. Para protestës ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë në shifrat e 200 mijë personave në shesh.

Ndërkohë që mister derimë tani mbetet dhe vendodhja e kryeministrit Edi Rama, i cili ka anuluar në minutat e fundit një fluturim drejt Katarit.

Protestës që do mbahet në Shqipëri, po i paraprin dhe një tubim me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve në Serbi, të cilët kërkojnë largimin e presidentit Vuçiç.

Kujtojmë se kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.

Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional,  pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.

E megjithatë derimë tani nuk ka asnjë hap pas nga mazhoranca socialiste, ndërsa Rama është shprehur se do të mbajë mandatin deri në vitin 2021.

(E.K.FAXWEB.AL)

 

Etiketa: opozita e bashkuarprotesta 13 prillprotesta e opozites
Pas

Protesta e opozitës/ Mijëra çadra do të ngrihen në shesh, zbulohet çfarë mbishkrimi do të kenë

Para

Si i pastronte paratë Admir Murataj dhe roli i të shoqes. Prokuroria zbardh skemën

Para
Si i pastronte paratë Admir Murataj dhe roli i të shoqes. Prokuroria zbardh skemën

Si i pastronte paratë Admir Murataj dhe roli i të shoqes. Prokuroria zbardh skemën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.