Në lidhje me tensionet e shënuara dje në Mat dhe në Burrel, policia ka vënë në pranga 9 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim 12 të tjerë.
Mes personave të arrestuar janë dhe disa punonjës të Bashkive, dhe administratorë të njësive lokale.
Kujtojmë se Burreli qe dje një nga vartat më të nxehta të dhunës, ku një qytetar mbeti i plagosur rëndë dhe u soll me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Afrim Lika, vëllai i kreut të PD-së në Mat, u godit me shkop gome në kokë nga punonjësit e policisë. (lexo edhe ketu)
9 personat e arrestuar janë:
D., 21 vjeç, banues në Burrel
Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel
D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).
T., 49 vjeç, banues në Klos
Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
Gj., 62 vjeç, banues në Klos
L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)
D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).
K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:
- D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Kujtojmë se që prej të martës, situata në të gjitha bashkitë e vendit që drejtohen nga opozita është mjaft e tensionuar, për shkak se nuk është respektuar kërkesa e drejtuesve lokalë për të liruar ambientet e KZAZ-ve në respekt të dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.
Pavarësisht se kryebashkiakët e opozitës kanë kërkuar ndihmën e policisë, kjo e fundit është përgjigjur negativisht, duke sjellë në jo pak raste dhe përplasje mes vetë punonjësve të policisë së rendit dhe asaj Bashkiake.
Tensionet më të mëdha gjatë ditës së djeshme u dhënuan në Kukës, Burrel, Kamëz, Pogradec, Kavajë, Çorovodë apo Devoll, dhe duket se skenari do të përsëritet dhe sot, sa kohë që ambientet ende nuk janë liruar.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërcënoi se do të shkrinte një pjesë të policive bashkiake, që sipas tij ishin në shkelje të ligjit, dhe përbënin rrezik për sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër sot në Kuvend pritet që të kalojë një ndryshim në Kodin Penal, që iu ndalon daljen jashtë vendit për 10 vite personave që kryejnë krime kundër zgjedhjeve.
(E.K/Faxweb.al)