Fehim Dragusha ështëImami shqiptar që do të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi. Ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij, njëaseje nga Singapori.
Dragusha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë vendim. Siç shkruan AlbInfo, ai është ankuar edhe në Gjykatën e Strasburgut. Imami ka thënë se do të dëshironte që dënimin ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.
Burri shkruan në rrjetet sociale:
”Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”.
Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet.