4 edukatore janë arrestuar për shkak se ushtronin dhunë kafshërore ndaj fëmijëve. Policia italiane ka vënë në pranga 4 edukatore në Bari, pasi sipas mediaset, ato ushtronin dhunë verbale dhe joverbale në forma nga më të ndryshmet ndaj fëmijëve.
Sipas mediaset, edukatoret i rrihnin fëmijët duke i gjuajtur në krah ose fytyrë ose i tërhiqnin zvarrë. Ato sipas autoriteteve, i detyronin fëmijët që të rinin me kokën poshtë dhe në momentin që dikush prej tyre ngrinte kokën lartë, edukatoret i hidhnin mbi tryezë dhe i kërcënonin me vdekje.
Katër mësueset ishin zëvendësuese në kopësht. Tre prej tyre punonin në tre kopshte të tjera ndërsa njëra jepte mësim në një shkollë.
(E.K/FAXWEB.AL)