Deputeti demokrat Luciano Boçi reagon pas sulmit të sotëm ndaj gazetarit Elvi Fundo, i cili përfundoi në spital pasi u rrah nga dy persona të panjohur.
Sipas Boçit, kjo ngjarje dëshmon se vendi është brenda një spiraleje inkriminimi social e politik. Ai përmend edhe ngjarje të mëparshme të ngjashme me këtë të sotmin.
“Mbytja e zërit të medias me dhunë ndaj gazetarëve, është tregues ulëritës i mbytjes së lirisë së mediave.
Pas shantazhimeve, blerjeve, ofertimeve, levizjeve kot, shkarkimeve te shumë gazetarëve, goditja e Elvit dëshmon që jemi brenda një spiraleje inkriminimi social e politik ku gjëja më pa vlerë është liria, sidomos ajo e medias.
E kemi parë e ndeshur rëndom këto katër vite në dhjetra forma.
Skuqit i kërcënuan familjen, Xhajën e detyruan të ikë larg, Hatikës i ndërtuan qindra kurthe e shantazhime, Totën e shkarkuan, Shkullakun e Lelën i larguan. Tani dhunojnë Fundon.
Demokracia jonë po shkërmoqet dita ditës!
Ndërsa media jonë pa solidaritet, vështron!!!!
Cili e ka rradhën???!!!
…që të bëjë lajmin e ditës…!”, shkruan Boci. (D.D/Shuplaka)