Përplasje dhe dhunë ka pasur në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Lushnjës dhe Teutës që po zhvillohet në Durrës.
Deri më tani raportohet se janë përplasur fizikisht me Policinë e Durrësit. Një grup tifozësh kane goditur policinë dhe kane shpërthyer në të shara ndaj kandidatit për kreun e FSHF-së Bashkim Fino.
Menjëherë ka ndërhyrë policia të qetësoje tifozët, këta të fundit i janë kthyer me goditje. Për ketë arsye uniformat blu kanë shoqëruar ne Komisariat 13 tifozë të Lushnjës për dhune ndaj uniformes se policisë.
Mësohet se gjatë përplasjes është lënduar edhe një police femër. (J.V/Faxweb)