Policia në Prishtinë ka arrestuar një grua e cila dyshohet për dhunë në familje dhe mbajtje të armës pa leje.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku patrulla policor ka ndërhyrë në rastin ku dyshohej se kishte dhunë familjare dhe armë.
Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar një grua të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë me tetë fishekë të kalibrit 7.6 milimetër.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt