Polica e Korçës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi rezulton i dënur nga gjykata me 1 vit burg. Bëhet fjalë për Sajmir Mullaj, i cili është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 1 vit burg , për veprën penale “Dhuna në familje”.
33-vjecari Sajmir Mullaj është banor i fshatit Bitinckë të Devollit.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
Sajmir Mullaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bitinckë – Devoll.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 267 të datës 31.05.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 1 (një) vit burg , për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.