Lidhur me situatën e tensionuar gjatë protestës së opozitës, ka reaguar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së e ka quajtur shtazarake dhunën e përdorur ndaj Sait Dollapit, ndërsa shton se për këtë do të japin llogari Rama dhe Lleshaj.
Reagimi i plotë i Kryemadhit:
Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranes, pjesmarrës në protestë apo jo.
Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.
As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane.
Asnjë hap pas!