14:44 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dhunim i të dënuarit në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk ka pasur asnjë lloj keqtrajtimi

12:10 | 21/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna ndaj të burgosurit në Fier, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Moskallëzimi i krimit dënohet penalisht

Pas Deklaratave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në lidhje me dhunimin e një të dënuari në Burgun e Fierit ka reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. 

”Me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve u krye një inspektim në IEVP Fier për verifikimin e pretendimeve të ngritura për keqtrajtim, nga ku rezultoi se ndaj shtetasit të dënuar me inicialet T.D nuk është ushtruar asnjë lloj forme keqtrajtimi fizik apo psikologjik, si dhe për trajtimin e rastit nuk ka qenë e nevojshme zbatimi në praktikë i “Manualit për Përdorimin e Forcës” hartuar nga ekspertë të KSHH-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, shkruhet ndë r të  tjera në  deklaratën e drejtorisë  së  burgjeve. 

DEKLARATA E DREJTORISË SË BURGJEVE: 

Duke marrë shkas nga Deklarata Publike e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), publikuar në disa media online më datë 17 nëntor 2017, në të cilën ngrihet shqetësimi për keqtrajtimin e një të burgosuri në IEVP Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dëshiron të sqarojë opinionin publik rreth kësaj ngjarje si më poshtë:

Me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve u krye një inspektim në IEVP Fier për verifikimin e pretendimeve të ngritura për keqtrajtim, nga ku rezultoi se ndaj shtetasit të dënuar me inicialet T.D nuk është ushtruar asnjë lloj forme keqtrajtimi fizik apo psikologjik, si dhe për trajtimin e rastit nuk ka qenë e nevojshme zbatimi në praktikë i “Manualit për Përdorimin e Forcës” hartuar nga ekspertë të KSHH-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.  

Shtetasi me inicialet T.D, është dënuar dy herë nga gjykata shqiptare për veprën penale “mashtrim”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Më datë 14 nëntor 2017, ka filluar procedimi disiplinor ndaj këtij shtetasi në IEVP Fier, për thyerje të rregullave të institucionit dhe kundërshtim të forcave të policisë për kryerjen e kontrollit për sende të ndaluara në qelinë e tij. Si rrjedhojë, i dënuari, gjatë një momenti nervozizmi ka tentuar të vetëdëmtohet, duke shkaktuar shenja në duar. IEVP Fier ka zbatuar të gjitha procedurat standarde të parashikuara në rregullore për trajtimin e personave me liri të kufizuar.

Gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgjeve ka ndërmarrë një hetim për verifikimin e pretendimit për keqtrajtim. Eksperti mjeko ligjor, pjesë e grupit hetimor, ka vlerësuar paraprakisht se i dënuari nuk ka shenja apo dëmtime të cilat mund të tregojnë se ndaj tij është ushtruar dhunë. Çështja e pretendimit për keqtrajtim ndaj të dënuarit T.D i është referuar për ndjekje të mëtejshme organit të prokurorisë.

Si përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e vendosur për të përmbushur misionin e saj themelor për trajtimin me dinjitet të personave me liri të kufizuar. Në këtë kuadër është mirëpritur dhe forcuar bashkëpunimi me organizata monitoruese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe organet ligjzbatuese në vend. E vlerësojmë të rëndësishme se përpara publikimit të pretendimeve të tilla të pabazuara, të pritet vendimi i organeve kompetente.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

(E.K/Faxweb)

 

 

Etiketa: burgdrejtoria e burgjeve
Pas

“Ndihem keq, ai më pret, mori një fotografi timen, unë një të tijën”, Sadije Berisha rrëfen ndodhinë (FOTO)

Para

Vret veten 20-vjeçari në burgun e Shën Kollit, ishte dënuar me 6 vite burg për plagosje

Para
SKANDAL në burgun e Peqinit, masakrohet i burgosuri nga policia, drejtuesit fshehin dhunën

Vret veten 20-vjeçari në burgun e Shën Kollit, ishte dënuar me 6 vite burg për plagosje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.