Minisria greke e Drejtësië ka reaguar pas dhunës së ushtruar në qelitë e paraburgimit ndaj shqiptarit Aleksandër Luca. 20-vjeçari shqiptar, i akuzuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së studentes Eleni Tofaloudi në ishullin Rodos, u dhunua nga të burgosurit e tjerë në qelitë e paraburgimit të Avlonës.
Ministria e Drejtësisë e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucës.
“I paraburgosuri A.L. 20 vjeç ishte vendosur në një dhomë të veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, dje pasdite u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll. Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital, dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë.
https://www.youtube.com/watch?v=Y7Xt3uYSsPU
Discussion about this post