Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, PEtrit Vasili, ka reaguar lidhur me rastin e përdhunimit të një 25 vjeçareje nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialiste Rrahman Rrahja.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili hedh akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa shprehet: “Kryeministri llapi deri ne Bruksel per mashtrimin e Griseldes dhe memec per tragjedine e Xhisieles.”
Sipas tij, “Kryeministri yne eshte llafazani me monumental i ketij vendi.
Nuk le broçkull pa thene per mure qe lyhen,per hale’ zyrash qe zbukurohen,per teatro qe prishen,per palma,qe thahen.
Por kryeministri eshte po aq monumental edhe si memec.
Nuk flet hic per vajza te varfera qe dhunohen,rrihen dhe goditen nga djemte e deputeteve te rilindjes,per drogen qe mbyti shkollat dhe shkaterroi rinine,per qindra mijra shqiptare qe ikin nga ky vend.
Ky hipokrit qe mbushi qeverine me gra sepse medemek i respektonte shume ato s’gjen fjale per vajzen e gjore qe ja dhunuan te tijte.”
Më tej ai nuk lë pa akuzuar as edhe deputetet e PS-së si femra për heshtjen ndaj këtij rasti, ndërsa shkruan:
“As batalioni i grave ne qeveri s’guxon te thote nje fjale per vajzen e dhunuar,ç’neveri per keto gra.
As grate deputete te rilindjes ne parlament turperisht s’guxojne te flasin,se po folen perjashtimi i pret.
Ky kryeminister se bashku me guaket e bashkise vune kujen e u bene gazi i botes deri ne Bruksel per barren imagjinare te Griseldes.
Memeclleku eshte peshtirosje ndersa llafazanlleku neveri ,ky eshte me pak se hiç se i ka te dyja.”
(B.B/ Faxweb.al)