Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka qenë në e pranishme pak minuta më parë në ambientet e Spitalit të Traumës ku ka vizituar Sait Dollapin. Dollapi ndodhet në këto ambjente për të parë gjendjen e tij shëndetsore. Pas vizitës, përballë gazetarëve Ballanca është shprehur se:
“Situata e Dollapit është problematike. Kishte marrë dëmtime në shpatull edhe tek gjuri, mirëpo nga ekzaminimet gjendja e përgjithshme e tij ishte mirë. Nuk janë gjëra kaq serioze sa ti rrezikojnë jetën. ”-është shprehur Ballanca, ndërsa që ka shtuar se: “E vizitova personalisht Dollapin, është në gjendje të mirë, në shpirtë të mirë”-ka thënë ajo.
Ndërkohë, ka pasur një replik midis Ballancës dhe Spahisë, ku Avokatja e Popullit nuk ka dashur që ish-deputeti të komentojë gjendjen e Dollapit, pasi sipas saj komentet e tij ishin politike dhe ajo ka dashur të distancohet nga to.