Pas dhunimit të gazetarit Blendi Kasmi në protestën e djshme të opozitës, ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve.
Përmes një deklarate shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën që sipas saj ka ushtruar policia ndaj gazetaret të “Rilindjes Demokratike“ gjatë protestës së djeshme duke u shprehur se dhuna ndaj një gazetari është e papranueshme dhe duhet dënuar.
Deklarata:
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të “Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falenderon ekipin mjekësor të spitalit të traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit.
Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.
(B.H/Faxweb)