Një i ri shqiptar, 32-vjeç ende i paidentifikuar, është dhunuar për vdekje gjatë një sherri në një lokal në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Viale Teosa. Sipas mediave vendase, 32-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte në trup.
Autor i kësaj ngjarje është gjithashtu një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Menjëherë pas ngjarjes ai është arratisur, por më pas është kapur nga karabinierët dhe është çuar në paraburgim.
(E.K/FAXWEB.AL)