Një biznesmen është dhunuar në ambjentet e biznesit të tij në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë.
Identiteti i tij është Ylli Salla. Personat kanë hyrë në ambjentet e biznesit rreth orës 8 e 45 të mëngjesit, e kanë dhunuar dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Kanë qenë punëtorët ata që e kanë gjetur Sallën të mbuluar nga gjaku.
Nga të dhënat e para mësohet se ai është pronar i një kompleksi që përfshin hotel , bar dhe pikë karburanti në Fushë Labinot. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, po policia po punon për zbardhjen e plotë.
Ndërkohë Salla është transportuar drejt spitalit, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. (E.K/SHUPLAKA)