Një biznesmen është dhunuar në Lazarat të Gjirokastrës ndërkohë që burime për Faxweb.al bëjnë me dije se autori është nipi i burrit të saj, një person problematik dhe i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në një prej magazinave që përqëndrohen në lagjen Kordhoce ku nga burimet mësohet se biznesmenia Lavdie Buzheri, nga Lazarati u dhunua nga Alfons Buzheri, 35 vjec i dënuar më parë për trafik narkotikësh dhe i njohur në zonë si njeri mjaft problematik.
Debati mes tyre ka lindur brenda në ambjentet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyrë në ambjentet e veta. Kjo ka ngjallur reagimin e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.
Menjëherë ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në Komisariat dhe nga ku më pas është liruar. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.
Discussion about this post