Një grabitje tjetër ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e djeshme. 3 shokët e shkollës i kanë bërë një pritë një 17-vjeçari në Tiranë dhe më pas e kanë grabitur. 17-vjeçari me incile R.Z u dhunua me thikë, u godit me grushta dhe u grabit nga 3 të rinjtë. Ai kishte me vete 1250 euro, tarifën për të paguar shkollën. Menjëherë policia ka mundur të arrestojë fillimisht njërin prej grabitësve, ndërsa ditën e sotme janë arrestuar dy autorët e tjerë.
Detaje:
Më datë 06.02.2017, në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në rrugën “Ali Kolonja”, tre shtetas kanë vjedhur me dhunë si dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta shtetasin R. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë, Nga hetimet e para hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorëve. Në orët e vona të natës të datës 06.02.2017, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve, shtetasi Ertis G., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpuntorët e tij. Ditën e sotme, më datë 07.02.2017, është bërë e mundur kapja e dy bashkëpuntorëve të tjerë, më konkretisht, shtetasve: – Kastriot C., 17 vjeç, banues në Tiranë – Sergjio Z., 17 vjeç, banues në Tiranë Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushta, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh. Nga intervistimi i kryer, të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e shumës monetare. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)