Sot pasdite mësohet se është dhunuar Krenar Shehu, kreu i LSI në fshatin Gjovoren në Berat. Mësohet se Shehu është dhunuar në lagjen “Uznovë”. Ai e ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Beratit.
“Më vunë pistoletën në kokë, më thanë se jeta jote dhe e familjarëve të tu vlen sa një fishek”, ka treguar Shehu për Policinë e Beratit.
Policia njofton se pasi ka marrë të dhënat ka shpallet në kërkim të dyshuarit. Ata mësohet se janë identifikuar si Gazment M, Gramoz T dhe Ramazan T. (M.D/Shuplaka)