Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur më ngjesin e sotëm në Kavajë ku një magazinë është grabitur me dhunë.
Sipas policisë, magazina është në pronësi të 61-vjeçarit me inicialet F.V., i cili është dhunuar nga grabitësit, të cilët më pasi i kanë marrë një sasi parash dhe sende të tjera e më pas janë larguar me shpejtësi. Pas kësaj 61-vjeçari ka njoftuar policinë, e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 03. 12. 2018 në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë magazinën e shtetasit F. V., vjeç 61, banues në Kavajë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Neni 139 i Kodit Penal.
(B.B/ Faxweb.al)