Komisariati i Policisë në Lushnjë ka arrestuar një 43-vjeçar.
Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I ati i dhunuar u pajis me urdhër mbrojtjeje.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit:
– L. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.