Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Damjan të Tiranës, ndërsa i arrestuari është shtetasi me inicialet J.M. 33 vjeç.
Të njëjtat burime thanë është lëshuar urdhëri i mbrojtjes për shtetasen S.M. 30 vjeçe.
Policia tha se materialet përkatëse janë referuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(B.B/ Faxweb.al)