Një shtetas në Korçë ëhstë vënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikoligjikisht nënën e tij 65-vjeçare. I arrestuari është identifikuar si Kristaq Nuno 37 vjeç, në Korçë.
Ai dyshohet se ka dhunuar nënën e tij gjatë ditës së djeshme në banesën e tyre.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Kristaq Nuno, 37 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 29.12.2016, në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E.N, 65 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.”, citohet në deklaratën e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post