Policia ka shpallur në kërkim Mirela Topullin, gruan që shfaqet në videon e publikuar një ditë më parë nga emisioni investigativ “Stop”, duke dhunuar gazetarin Genci Angjellari.
Kujtojmë se Topulli, është administratorja e “Euroteam”. Ajo reagoi mjaft ashpër, pasi gazetari zbuloi se kompania që Topulli administronte, mbetje të rrezikshme spitalore në lumin Erzen.
Mbi Topullin rëndojnë akuzat e goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, e shpërndarjes së mbetjeve kimike të rrezikshme dhe e ndotjes së ambientit.
Kujtojmë se ligji parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg për goditje për shkak të detyrës, ndërsa mbajtja dhe transportimi i substancave kimike dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg. (D.D/Shuplaka)