Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë një 55-vjeçar pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
DETAJE:
Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe kanos me fjalë djalin e tij, arrestohen në flagrancë nga policia Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gëzim Gogofti, 55 vjeç banues në Elbasan Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 130/a dhe 84 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)