Një shtetas me inicialet P. F. 47 vjeç, është vënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë teksa dhunonte ish-bashkëshorten.
Arrestimi i tij u krye më 31 janar 2017, pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht në banes ëish-bashkëshorten me iniciale V. V. të cilës i ishte plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
“Më datë 31.01.2017, u arrestua shtetasi P. F., 47 vjeç, banues në Tiranë, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkshortes së tij, shtetases V. V., të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare” dhe për Nenin 130/a të Kodit Penal.”, citohet në njoftimin e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)