Një 43- vjeçar nga Fushë-Arrëzi ka rënë në prangat e policisë për shkak se dhunoi nënën e tij tre ditë më parë.
Sipas informacioneve 43- vjeçari është Vladimir Kola.
Ende nuk bëhet i ditur shkaku i dhunës por mbi 43- vjeçarin tashmë i prangosur rëndon akuza “dhunë në familje”.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(s.a/faxweb.al)