Një 41 vjeçar nga qyteti i Përrenjasit ka rënë në prangat e policisë për dhunë ndaj nënës së tij. Siç raporton policia shtetasi Arjan Cuku ka ushtruar dhunë fiziker ndaj nënës së tij E.Ç 73 vjeç. Arrestimi i tij është bërë brenda në banesë.
Njoftimi i policisë
.Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Arjan Çuku, 41 vjeç, banues në Prrenjas.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases E.Ç., 73 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal