Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së tij 78-vjeçare.
I arrestuari është Shpendi Memaj, ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “ Dhunë në familje”
Ndërkohë materialet kanë kaluar në prokurori.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 01.08.2017, në lagjen ”Pavarsia”, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases Xh.S., 78 vjeç, banuese në Vlorë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Shpendi Memaj, 57 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post