Policia në Sarandë ka arrestuar në flagrancë një shtetas që akuzohet se ka dhunuar një punonjës të Policisë Rrugore.
Sulejman Ismaili 43 vjeç, banues në fshatin Janjar dyshohet se ka goditur shtetasin D. A., punonjës në Policinë Pyjore.
Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin: – Sulejman Ismaili, 43 vjeç, banues në fshatin Janjar. Arrestimii tij u bë pasi më datë 21.12.2016, në fshatin Janjar, ky shtetas dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin D.A – Punonjës i Policisë Pyjore, Bashkia Konispol, për motive të dobëta.
(XH.A/SHUPLAKA)