Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet njëri prej të cilëve akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij ndërsa një tjetër person për mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në kryeqytet arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin me inicialet R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)