Një ditë përpara zgjedhjeve, një tjetër incident është shënuar. Këtë radhë në Mallakastër.
Policia bën me dije se një qytetar ka përfunduar pas hekurave për shkak se ka dhunuar një polic, i cili po shërbente në një qendër votimi në këtë qytet.
I arrestuari mësohet se është Besnik Çaushaj, i cili gjithashtu ka shkatërruar xhamat e shkollës “Beqo Çaushi” në Drenovë, si edhe një automjet.
DETAJET E POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: Besnik Caushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qëndrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254.
Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)