Një 37 vjeçar nga qyteti i Gramnshit është arrestuar në flagrancë nga polica pasi po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Redi Plaka, 37 vjeç banues në Gramsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases E.P., 35 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)