Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë Fetrit Kolecaj pasi dhunonte gruan e tij në mënyrë të përsëritur.
Gajtë arrestimit në banesën e tij policia ka sekuestruar një armë zjarri, pushkë model 56 dhe 11 fishekë pa leje. 44 vjeçari nga fshati Zejman kishte kërcënuar gruan e tij me armën e zjarrit.
“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij”, njofton policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Dhuna në familje ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278/2 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post