Një i ri 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë pas dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar ndaj prindërve të tij.
Ermal Malaj akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur prindërit e tij.
“Ermal Malaj, 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëtori”, Ballsh ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me thikë prindërit e tij H.M, 58 vjeç dhe T.M, 53 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”., citohet në njoftimin e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)