Policia Vlorë ka ndaluar një person i cili ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas raportimeve policia bëri të mundur arrestimin e S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë pasi ky i fundit përveç dhunës psikologjike edhe e përndiqte shtetasen L.A.
Pas hetimeve, Prokuroria ka akuzuar S.H. për veprën penale ”Dhuna në familje” dhe ”Përndjekja”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia ka ndaluar shtetasin S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë.
U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij shtetasen L.A..
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale ” Dhuna në familje dhe ”Përndjekja”.