11:57 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dhunonte të birin, babai shokon me dëshminë e tij: E rrah që ta bëj njeri

09:45 | 22/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhunonte të birin, babai shokon me dëshminë e tij: E rrah që ta bëj njeri

Rastet e dhunës në familje janë të shumta. Një 15-vjeçar nga Fieri i është drejtuar policisë për ndihmë, duke denoncuar dhunën e ushtruar nga babai i tij.
 A.H., nxënës në klasën e nëntë, është paraqitur në Policinë e Fierit ku ka denoncuar babain e tij, Patrik Hysi.

Ky i fundit ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas denoncimit të të miturit, me akuzën e dhunës në familje, por dëshmitë e babait dhe djalit kanë qenë kontradiktore.

“Ndalimi i 41-­vjeçarit Patrik Hysi u bë pas kallëzimit të bërë nga djali i tij 15 vjeç, të cilin e ka keqtrajtuar, dhunuar, detyruar të largohet nga banesa dhe ndaluar të vazhdojë klasën e nëntë të arsimit të detyrueshëm 9-­vjeçar”, bënë të ditur burime nga Policia e Fierit, e cila i referohet dëshmisë së dhënë nga ana e 15- vjeçarit.

Mësohet se i arrestuari nga policia gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se e ka rrahur të birin, por ai ka pretenduar se e gjithë kjo ka ndodhur me qëllimin e mirë që i miri “të bëhej njeri”.

Sipas dëshmisë së dhënë nga kryefamiljari, i biri kishte nisur të pinte hashash dhe është natyrë shumë problematike.

Ai ka vijuar më tej me dëshminë e tij se vetë fëmija nuk dëshironte të shkonte në shkollë dhe se sherret mes tyre ndodhnin pikërisht për këtë shkak dhe se ai si prind goditjet ndaj fëmijët i ka bërë për ta kthyer në rrugë.

“Djali im është një fëmijë shumë problematik. Është e vërtetë që e kam rrahur, por kam dashur të bëhet njeri. Ka marrë rrugë të keqe. Po ma nxin jetën. Kam marrë vesh që pi hashash dhe kjo më bëri që ta humb kontrollin me të”, është shprehur në Policinë e Fierit 41-­vjeçari, i cili tashmë akuzohet për veprën penale të dhunës dhe keqtrajtimit të të miturit.

Pavarësisht pretendimit të tij se dhuna ndaj fëmijës ishte bërë me qëllim që ky i fundit “të bëhej njeri”, pasi kishte marrë rrugë të keqe, policia e ka arrestuar atë.

Sipas burimeve nga Policia shkruan ‘’Panorama’’, 15­ vjeçari ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se disa herë ishte bërë objekt i dhunës e keqtrajtimit të babait. Fëmija ka kërkuar ta arrestojnë babain e tij, duke argumentuar se nuk mund të duronte më dhunë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Dhune ne familjee rrah qe ta bej njerifamiljerastet e dhunes
Pas

Rrihte dhe dhunonte psikologjikisht bashkëshorten, përfundon pas hekurave 44-vjeçari

Para

Gjendet skafi italian bosh në brigjet shqiptare, nis hetimi (FOTOT)

Para
Gjendet skafi italian bosh në brigjet shqiptare, nis hetimi (FOTOT)

Gjendet skafi italian bosh në brigjet shqiptare, nis hetimi (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.