Një i ri është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pas akuzave për “dhunë në familje”. Ai akuzohet se nën Efektin e pijeve alkoolike, ka goditur me grushta babanë e tij 53 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Mësohet se këto veprime i ka përsëritur edhe më parë.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Policia arreston në flagrancë një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij! Arrestohet shtetasi: Armando Mustafa, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Q.M., 53 vjeç, të cilin e ka goditur me grushta duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në trup.
Dyshohet se dhuna e ushtruar nga ana e të birit ka qenë nën efektin e pijeve alkolike, veprime këto të cilat i ka përsëritur edhe më parë. Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Discussion about this post