Policia ka proceduar penalisht dy persona të përfshirë në sherrin që ndodhi në Lundër më 25 prill.
Nje shtetas 37 vjeçar dhe nje 38 vjeçar, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025 , njofton policia.
Këta dy persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sherrin, ku u dhunua me sende të forta Kristi Fufin mbrëmjen e të premtes në nje rezidencën në Lundër.
Fillimisht ka nisur një konflikt verbal ndërsa me pas grupi i djemve kanë shkuar në lokalin ku po qëndronte 19-vjeçar, djali i ish-deputetit Mëhlli Fufi, që më pas e dhunuan.
Sipas policisë sherri ka ndodhur për shkaqe banale, pasi 19-vjeçari Kristi Fufi dyshohet të jetë bërë një xhirim gomash nga ana e 19-vjeçarit Fufi ku po qendronte Kliton Sulçe dhe 2 shettasit e tjere qe jane proceduar penalisht, ndërsa sipas burimeve të policisë, autorët kanë hyrë në rezidencë me qëllim të qartë për rrahjen e të riut.
Pasi kanë marrë sende të forta, shkop bejsbolli dhe leva në bagazhin e makinës, hynë në lokal dhe pasi e gjetën, e goditën disa herë. Pas ngjarjes I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës për shkak të frakturave të marra në pjesë të ndryshme të trupit.