Nga policia e Tiranës janë arrestuar dy shtetas pasi akuzohen se kanë dhunuar oficerin e policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si “9-Katëshet” në kryeqytet. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasit Jurifan Suparaku dhe Shendi Sata të cilët dhunuan efektivin SH.P, 31 vjeç.
Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet ndërsa ende nuk është i qartë shkaku që këta dy persona kanë sulmuar efektivin. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post