Dy vëllezër të moshës 26 dhe 30 vjeç janë arrestuar sot në Fier pasi kanë dhunuar hallën e tyre.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qarku bëhet me dije se shkak i konfliktit ishin motive e pronësisë që kishte gruaja me 2 nipërit e saj.
Ndërkohë Faxweb.al mëson se personat e arrestuar janë Arteus dhe Mareglen Muhaj të cilët kanë dhunuar hallën e tyre të quajtur Mirela Braka.
Mësohet se babai i dy autorëve të ngjarjes, Arben Muhaj ndodhet në burg pasi tre vite më parë ka vrarë bashkëshorten e tij që është edhe nëna e dy djemve në fjalë.
Ndërkohë mësohet se kanë edhe një vëlla tjetër I cili është I alkoolizuar dhe jetojnë në një pallat në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Të njëjtat burime tregojjnë për Faxëeb.al se halla të cilën Maregleni dhe Arteusi kanë dhunuar, është kujdesur për ta që prej vdekjes së mamasë së tyre, pra prej 3 vitesh.
Mësohet se e dhunuar ka dy vajza dhe ngjarja ka nisur në katin e parë të pallatit ku jetonin dy autorët ndërsa flitet se është lidhur me zinxhir.
Njoftimi i Policisë:
Ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre, arrestohen në flagrancë nga policia dy të rinjtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).
Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
(F.GJ/FAXWERB.AL)
Discussion about this post