Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Maliqit pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K., 23 vjeç, të cilin dyshohet se e kanë goditur me send të fortë e për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Mësohet se ndaj U.Z, 26-vjeç është dhënë masa e arrestit ndërkohë për shtetasin L.H, 18 vjeç banues në Kolanec ka filluar procedimi në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
- L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec.
Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)