Dy persona kanë rënë në pranga e Policisë së Pogradecit pas një konflikti për motive të dobëta midisme 43-vjeçarin me iniciale E.B.
J.SH, 35-vjeç dhe V.Sh,28-vjeç kanë goditur me sende të forta në kokë 43-vjeçarin i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
J.Sh, 35 vjeç dhe V.Sh, 28 vjeç, banues në Lin.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin E.B, 43 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)