Ish-deputetja Dhurata Çupi ka folur në “Fax News” për shembjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se e gjithë procedura e Këshillit Bashkiak është e pavlefshme. Sipas Çupit, vendimi i miratuar në fshehtësi është falso dhe nuk është bazuar në asnjë nen apo ligj.
“Zakonisht shoqërohen leja e ndërtimit dhe e shembjes miratohen në një ditë dhe jepen në momentin kur aplikohet në Këshillin e Rregullimit të Territorit Kombëtar. Nuk ka asnjë kompetencë Këshilli Bashkiak prandaj them që është në kushtet e pavlefshmërisë absolute dhe nuk mund të sjellë pasoja juridike. Nuk e ka kompetencë Policia Bashkiake për sa i përket përfshirjes në shembjen e Teatrit. nëse shohim bazën ligjore të këtij vendimi, është gjithçka falso dhe nuk është e bazuar në asnjë nen dhe asnjë ligj i cituar në projekt vendim nuk justifikon vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak. Për të mos thënë situatën skandaloze që manipulohet ora e mbledhjes, data e mbledhjes.
Lejen e ndërtimit dhe të shembjes e miraton Këshilli Kombëtar i Territorit. Po të shohim nenin 25 të ligjit për qeverisjen vendore. Mos të harrojmë që ligji për qeverisjen vendore votohet me 84 vota, nuk është ligj i thjeshtë dhe ndryshimet duan procedurën e vet. Asnjë kompetencë nuk ka Këshilli Bashkiak mbi Teatrin.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë qenë në presion për të votuar, për të mos thënë që i është referuar nga ekzekutivi, pra nga Veliaj me stafin e tij dhe realioni nuk kishte argumenta, thjesht sofizma. Nuk mund të themi që relacioni ishte mbi argumenta të forta ligjore. Sigurisht që ekzekutivi ka përdorur edhe hilenë që administrate e Veliaj e ka bërë tashmë rrugë. Nuk kanë dashur të marrin asnjë akt administrative si kryetar i Bashkisë, por kanë dashur t’ia kalojnë me hile anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ashtu sic po bën edhe kryeministri me ligjet që mund të rregullohen me VKM nga qeveria, kryeministri i dërgon në parlament për të justifikuar dhe mbrojtur veten. Kjo është parë gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes”, tha Çupi. (A.M/Faxweb.al)