Ky Shën Valentin ka qenë vërtet i veçantë për Rezarta Shkurtën, e cila kishte pranë vetes pas shumë viteve mungesë, partnerin Ermal Hoxha.
Këngëtarja ka ndarë disa momente speciale të Shën Valentinit me ndjekësit e saj, e megjithatë nuk bëhet fjalë për surprizën që i bëri partneri.
Vajza e saj Hera i ka bërë dhuratën më të shtrenjtë, një kuti në formë zemre me disa dedikime brenda saj.
Rezarta Shkurta ka ndarë pamjet e surprizës që i bëri e vogla e saj ndërsa shkruan: “Mora dhuratën më të shtrenjtë për Shën Valentin”.