Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave kaloi një akt normative për dhurimin e apartamenteve familjeve të viktimave të tërmetit banesat e të cilave janë shkatërruar.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar aktin normative të Këshillit të Ministrave për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit.
“Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019””, shkruhet në dekretin e Presidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)