Paris Saint-Germain e ka dyfishuar epërsinë kundër Real Madridit, në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Paris.
Ishte përsëri Angel Di Maria që shënoi për parisienët, për epërsinë 2:0 kundër ish-klubit të tij.
Duke Di Maria festuar më pas si i çmendur dhe me gjuhën jashtë… Por, kamerat kanë kapur sidomos festën e Neymar dhe Mbappe në tribunë duke qeshur dhe shijuar spektaklin!