Studentët janë në ditën e tyre të 14-të të protestës me të cilën ata vijojnë të jenë të vendosur për plotësimin e kërkesës së tyre me 8-të pika dhe njëkohësisht të mos pranojnë ftesën e kryeministrit Rama për dialog.
Përmes një statusi në facebook faqja, “Për Studentët”, e cila është mjaft aktive në mbështetje të kauzës së studentëve, ata kanë bërë ironi me thirrjen e përsëritur të Ramës drejtuar këtyre të fundit për dialog.
Në status shkruhet se, ka patjetër vend për dialog me kryeministrin sepse duhet dialoguar temperatura që duan studentët në auditore, modeli i bideve nëpër tualetet e shkollave dhe konvikteve, modeli i dyshekëve të krevatëve, numri i jasteqeve etj.
Statusi i plotë:
S’i kuptoj keta studentet qe thone s’ka vend per dialog per kerkesat e tyre.
Si mo s’ka vend?!
P.sh per kerkesen e ngrohjes ne auditore dhe biblioteka, duhet dialoguar me KM se ca temperature doni. Per kerkesen e banjove ne konvikte e universitete mund te dialogohet ca modeli e doni bidene, apo mos e doni hale turke fare. Per kerkesen e dhomave ne konvikte, mund te diskutohet modeli i dyshekeve qe doni tek krevati, apo numri i jasteqeve etj etj.
Ja pra qe ka vend per dialog.
(F.GJ/FAXWEB.AL)